Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë kritika rreth menaxhimit të pandemisë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ka kërkuar nga ai dorëheqje në rast se nuk arrijnë të vaksinojnë 60% të qytetarëve deri në fund të vitit, ashtu siç është premtuar nga Qeveria.
Bekim Haxhiu në ATV tha se Vitia nuk ishte në gjendje të garantonte me pozitën e tij që do të vaksinojë 60 përqind të qytetarëve.
Sipas tij, premtimi për vaksinim deri në këtë masë, është krejtësisht i nivelit të fushatës elektorale.
“Zotimi i qeverisë Kurti për 60% të vaksinimit të qytetarëve duket të jetë i nivelit të fushatës elektorale, sepse nuk ishte në gjendje të garantonte me pozitën e tij Arben Vitia dhe me të qeverisë së tij. Për të qenë i besueshëm do te duhej të garantonte dhe të thoshte, po nëse unë nuk e realizoj vaksinimin e 60 përqind të qytetarëve deri më 31.12.2021 unë jap dorëheqje”.