Nga presidenca kanë konfirmuar se takimet me partitë politike do të fillojnë nesër në ora 13:00.
Bekim Kupina këshilltar për media i presidentes ka thënë se takimet fillojnë në ora 13:00 dhe mbarojnë në 18:00, sipas madhësisë së subjektit.
Sipas ligjit përkatës zgjedhjet mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të mandatit.
Partitë politike tanimë kanë filluar t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.