Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më herët në autostradën “Arbën Xhaferi”. Nga ky aksident një person është lëndëruar rëndë.
“Indeksonline”, ka kontaktuar me Avdush Bajgorën mjek në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili ka thënë se gjendja e pacientit është e rëndë dhe se tani po kryhen ekzaminimet e nevojshme.
“Tash për tash ajo që mund të thëm është se gjendja e tij është e rëndë. Ka ardhur i intubuar nga Ferizaj dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë mjeku Bajgora.