Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia në Pejë arreston dy persona që ishin në kërkim

Policia në Pejë arreston dy persona që ishin në kërkim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona që ishin të shpallur në kërkim.

I dyshuari i parë, i arrestuar nga policia është Mark Coli, i dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë, mashtrim dhe kanosje”.

Nga policia u arrestua edhe Aferdita Colaj e kërkuar për veprën penale “Mashtrim”.

Njoftimi i plotë:

Pas publikimit të fotos së personve në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e tyre

Pejë, 01 qershor 2021

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 11.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar MARK (BARDHEC) COLI, i cili kërkohej për veprat penale:

“VJEDHJE E RËNDË, MASHTRIM DHE KANOSJE”,

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 02.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar AFERDITA (Zef) COLAJ , e cila kërkohej për veprën penale:

-“MASHTRIM”

Të dyshuarit e lartcekur dërgohen në vuajtje të dënimit.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments