Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se pas një bllokimi të gjatë të punimeve, kanë rifilluar punimet dhe asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në lotin e katërt saktësisht në fshatin Penuh.
“Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu u theksua se gjatësia këtij asfaltimi do të jetë 960 metra. Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar, 2840 metra në të dy korsitë.