Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet 22-vjeçari që u keqtrajtua nga polici Harris Kelmendi, theri dy persona...

Arrestohet 22-vjeçari që u keqtrajtua nga polici Harris Kelmendi, theri dy persona në Prishtinë

Është arrestuar Leotrim Rama, 22-vjeçari, që ishte keqtrajtuar brenda stacionit policor nga polici Harris Kelmendi.

I njëjti dyshohet se nën ndikimin e akoolit ishte përfshirë në një rrahje në Prishtinë, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime trupore me mjet të mprehtë dy personave, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Pas intervistimit 22-vjeçari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij janë iniciuar rastet “vrasje në tentativë” si dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajmin  e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.

“Më datë 01.06.2021, rreth orës 00:05, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin;  L.R, 22 vjeç, shtetas Kosovar.

Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, i dyshuari me një mjet të mprehtë u ka shkaktuar lëndime trupore dy viktimave të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ai ka marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët emergjent si dhe ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit. Me rekomandimin e prokurorit të shteti i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastet vrasje në tentativë si dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha Borovci.

Express ka raportuar ditë më parë se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Harris Kelmendi dhe kolegut të tij Agon Hyseni, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa Kelmendi ngarkohet edhe me veprën “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Aktakuza kundër tyre është ngritur pas pamjeve të publikuara në media ku Harris Kelmendi godet me shuplakë Leotrim Ramën, brenda stacionit policor. Ndërsa, rasti kishte kishte ndodhur në qershor të vitit 2018.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments