Ai tha se lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.
“Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale“, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.
Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.