Monday, November 25, 2024
HomeBotaVritet me 6 plumba gazetari i njohur në Greqi

Vritet me 6 plumba gazetari i njohur në Greqi

Gazetari grek, George Karaivaz është ekzekutuar me 6 plumba.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aninou në Alimos, pranë banesës së tij.

Mediat greke shkruajnë se Karaivaz kishte përfunduar punën dhe po kthehej në shtëpi.

Ndërkohë dyshohet se autorët që ishin në motor i kishin vendosur një pritë.

Sipas informacioneve ai është gjetur jashtë makinës së tij, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë me silenciator.

George Karaivaz ishte një nga redaktorët më të vjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments