Saturday, November 23, 2024
HomeTjeraKulturaNjë listë me libra për fëmijë që mund t’ua dhuroni për 1...

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua dhuroni për 1 Qershorin

Në mesin e dhuratave për 1 Qershorin nuk duhet të mungojnë kurrsesi librat. Sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më shumë rëndësi ka dhurimi i librave.

Në vijim kemi përgatitur një listë me libra, kryesisht për fëmijët e vegjël që mund t’ua dhuroni nesër për festën e tyre. Librat janë botime të fundit, sepse ata klasikët për fëmijë ju i dini.

“Billi dhe përbindëshat e vegjël – Përbindëshat në errësirë”

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua 

AUTORE: ZANNA DAVIDSON

Billi ka frikë nga errësira. Ai ka frikë të flejë nga frika se mos përbindëshat e natës i vijnë në errësirë. Billi është, mbase, çdo fëmijë; dikush që do të flejë me dritën ndezur, një tjetër që do të shtrëngojë dorën e mamit deri sa ta zërë gjumi.

“Billi dhe përbindëshat e errësirës” është libri i parë i serisë “Billi dhe përbindëshat e vegjël” dhe libri ku prezantohen personazhet, që ndryshme nga çfarë sugjeron titulli, nuk janë edhe aq të frikshëm. Përkundrazi, ashtu siç Billi do ta kuptojë ata janë të veckël dhe mjaft argëtues.

Libri është i këndshëm dhe plot humor. Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Çdo ilustrim i artistes Melanie Williamson është plot humor dhe sikur i japin jetë çdo personazhi.

“Nevërmur – Sprovat e Morigana Krout”

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua 

AUTORE: JESSICA TOWNSEND

E lindur natën e Errësirës, nata më fatkeqe për të lindur një fëmijë, Moriganës ia hedhin fajin për të gjitha fatkeqësitë që ndodhin në qytet, nga rënia e breshrit deri te sëmundjet e banorëve, dhe, më e keqja, mallkimi e ka paracaktuar që të vdesë në mesnatë, sapo të mbushë njëmbëdhjetë vjeç. Por, ndërsa Morigana pret fatin e paracaktuar, shfaqet një njeri i panjohur dhe i jashtëzakonshëm: Jupiter Veriu.

I shkëlqyer për të gjithë admiruesit e Hari Poterit, ky libër ku ngjarjet rrjedhin shpejt, ku bota imagjinare merr një energji të re që mrekullon si të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të tërheq që nga faqja e parë deri në fjalën e fundit.

“Libri i minifabulave”

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua 

AUTOR: MOIKOM ZEQO

“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe vjershave të shkruara nga gjyshi saj.

Tashmë minifabulat e Moikomit, të përzgjedhura për këtë botim, shoqërohen me ilustrimet origjinale e plot jetë në akuarel, tejet tërheqëse për fëmijët dhe prindërit, të krijuara nga artistja Enkeleida Ester Prifti, e diplomuar në Universitetin e Shën Petersburgut, Rusi.

“Ne tani lexojmë vetë”

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua 

AUTORE: ADELINA R. MAMAQI

Antologji e dedikuar për fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë: 26 tregime, përralla dhe poezi!

“Në botën magjike të Henrit”

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua 

AUTORE: ANILA MULLAHI (ELEZI)

Është fakt që rrugëtimi i këtij libri sapo ka filluar, por gjithashtu është fakt që ky rrugëtim ka nisur prej kohësh. Qyshkur një djalë i vogël dëshironte të dëgjonte pambarimisht përrallat e shumta, të gjata a të shkurtra, por tejet të larmishme që dinte mami; në fakt, që mami i krijonte për të. Sipas vendeve që atij i ngjallnin interes, sipas kafshëve që e magjepsnin, sipas situatave me të cilat filloi të përballej në ditët e para të kopshtit, sipas nevojës së tij të çastit dhe sipas dëshirave të shprehura me plot gojë.

“Vajza që donte të shpëtonte librat”

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua 

AUTOR: KLAUS HAGERUP

Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte edhe në shtrat. Një rrëfim magjik për librat dhe personazhet që jetojnë në to, por edhe për këdo që i do shumë dhe nuk ndahet dot prej tyre.

“Zogu aromatik”

Një listë me libra për fëmijë që mund t’ua

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments