Deputetja tanimë e VV-së, Adelina Grainca ka publikuar një fotografi me liderin e partisë së saj, Albin Kurti.
Në mbishkrim, ajo ka vendosur moton e partisë në fushatë “Krejt dhe Drejt”.
Këtë veprim ajo e ka bërë pavarësisht se gjatë fushatës mori votat e elektoratit të PDK-së, nën sloganin “Rimëkëmbje”.
Grainca në votimin e parë të Vjosa Osmanit nuk kishte marrë pjesë, teksa në të dytin kishte ndërruar krejt parti për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.
Ende nuk dihet se cilat ishin arsyet që e shtynë Graincën të ndërmarrë një veprim të tillë, teksa në media u raportua se ishin pazaret mes xhaxhait të saj dhe kryeministrit Kurti që ia ndërruan mendjen asaj të ndërrojë kahje.