Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Lloshkobare.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa besohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e çkyqjes së pasigurtë nga magjistralja.
“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:08, janë të përfshira dy automjete. Katër persona janë të lënduar, tre meshkuj dhe një femër. Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, më pas janë liruar. Pasojë është veprimi i pasigurt i njërit automjet, i cili duke u çkyq nga magjistralja me u kyc në rrugën e fshatit vie automjeti nga Shtimja dhe ndodh aksidenti”, tha Kanun Veseli zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt.