Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares” në Koshare
Në 22 vjetorin e kësaj beteje, nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari tha se përvjetor të tillë na kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen.
E sipas tij, mesazhi kryesor që duhet të përçohet është bashkimi dhe unifikimi i gjithë qytetarëve.
“Bëmë homazhe dhe nderime pranë gjithë dëshmorëve duke filluar nga dy prijësit e kësaj beteje Agim Ramadani dhe Sali Çeku. Bëmë nderime pranë secilit varrë. Kjo ditë kujton shumë dhimbje, vuajtje, sakrificë. Kjo ditë kujton se sa e gjatë dhe vështirë me ardh rruga për me ardh këtu. Njëjtën kohë të jep kurajo, forcë dhe mesazh të qartë se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara”, tha ai.