Deputetja që kaloi nga PDK-ja në Vetëvendosje, në ditën kur Vjosa Osmani u votua për presidente, Adelina Grainca ka publikuar një foto me kryeministrin Albin Kurti,
Fotografia e shkrepur në ditën kur Grainca kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje, ishte publikuar edhe nga Kurti në Instagram kur i njëjti kishte njoftuar për aderimin e deputetes.
Në Facebook, Grainca teksa ka publikuar fotografinë me Kurtin e ka shkruar edhe sloganin e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Krejt dhe drejt”, ka shkruar ajo.