Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetSerbia e shpërblen me pozitë ish-kreun e xhandarmërisë të dyshuar për krime...

Serbia e shpërblen me pozitë ish-kreun e xhandarmërisë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Bratisllav Dikiq, ish-kreu i xhandarmërisë së Serbisë dhe gjeneral në pension, është punësuar në një kompani shtetërore në Serbi, vetëm pak ditë pas kthimit nga Mali i Zi, meqë ishte i dyshuar për përfshirje në grusht shtet atje. Ai është emëruar si ndihmës i drejtorit të kompanisë “Srbijasume”.

Siç raporton mediumi serb “Insider”, një gjë e tillë është bërë publike nga njoftimet për takimet e menaxhmentit me përfaqësues të komunave dhe komuniteteve lokale.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Dikiq është përfolur edhe për përfshirje në krime lufte në Kosovë gjatë viteve 90-ta.

“Disa media kanë shkruar se është kryer një hetim kundër Dikiq rreth dyshimeve se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte në Kosovë, por që dokumentet nga prokuroria dhe gjykata nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë”, shkruan mediumi serb Insider.

Përveç kësaj, emri i Dikiq është shkruar shumë herë në mediat serbe për skandale të ndryshme të cilat ndërlidhen me veprimet e tij si shef i xhandarmërisë serbe.

Në vitin 2011, Ivica Daçiq e kishte promovuar Dikiqin duke i dhënë pozitë të lartë në policinë e shtetit. Megjithatë dy vjet më vonë Drejtori i Policisë, Millorad Veljoviq, kishte kërkuar shkarkimin e Dikiq, pas një vrasje të dyfishtë që kishte ndodhur në Kraljevë.

Menjëherë pas deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ivica Daçiq në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme e kishte pranuar kërkesën për shkarkimin e Dikiq.

Siç shkruan Insider, emri i Dikiq është i ndërlidhur edhe me shumë skandale e përgjime në kuadër të policisë së Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments