“Qeveria është këshilluar që rregullat e sigurisë nuk ofrojnë mbështetje për praninë tonë të vazhdueshme diplomatike”, tha ai në një deklaratë.
Sipas tij, diplomatët australianë do ta vizitojnë rregullisht Afganistanin duke vepruar në ndonjë ambasadë tjetër në vendet e rajonit.
“Kjo është një formë e zakonshme e përfaqësimit diplomatik në të gjithë botën. Ajo nuk ndryshon përkushtimin tonë ndaj Afganistanit ose njerëzve të tij”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara kanë filluar tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe pritet të tërhiqen plotësisht deri më 11 shtator. Edhe 80 trupat e Australisë po largohen.
Tërheqja e trupave të huaja pas dy dekadash ka ngritur shqetësime nëse Qeveria në Kabul do të jetë në gjendje të ofrojë siguri përballë dhunës së vazhdueshme nga militantët talibanë që kontrollojnë pjesët e mëdha të vendit.