Aktivisti Rron Gjinovci në emisionin Pressing të T7, ka komentuar gjendjen e partive politike. Për AAK’në Gjinovci thotë se është parti familjare dhe duhet të shkojë drejt shuarjes.
“Sa i përket të AAK’së, nuk shoh asnjë mundësi të reformimit. Ajo parti është familjare, nuk ka koncepte ideologjike-politike. Mendoj që në rrethana normale do të duhej të shkonte drejt shuarjes”, ka thënë Gjinovci.
Tutje, për PDK’në Gjinovci thotë se e ka shumë të vëshitrë të marrë një pozicion të një partie opozitare nëse nuk arrin të bëjë reformë.
“Ndërkaq PDK’ja në rast se nuk arrin të bëjë reforma brenda strukturave të saj, që unë e shoh shumë të vështirë me marrë një pozicion të një partie opozitare. Këto taktika që i kanë përdorur, e mbaj mend edhe Veselin, e mbani mend kur dolën kundër hajnisë, t’u mëndu që populli i Kosovës han bari. Duket që hala s’janë mbushur mend”, thotë Gjinovci.
Ndërsa për LDK’në, Gjinovci thotë se po të ishte ende Mustafa kryetar, Osmani nuk do të zgjidhej presidente kurrë.
“Abdixhiku relativisht mirë e ka bërë distancën me të kaluarën e LDK’së. Po të ishte Isa Osmani kryetar, nuk do të kishte shanse që Osmani të zgjidhej presidente. Pra, ai veç ka filluar rrugën e distancimit me udhëheqjen e vjetër”, shtoi Gjinovci.