Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNga shoqëria civile thonë se Kastrati paraqet pengesë për gratë dhe vajzat...

Nga shoqëria civile thonë se Kastrati paraqet pengesë për gratë dhe vajzat që studiojnë në UP

Universiteti i Prishtinës e ka dërguar në Këshill të Etikës rastin e profesorit dhe deputetit të PDK-së Ardian Kastratit, për gjuhën denigruese që ai përdori tërthorazi ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Zëri nuk iu dëgjua në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi që edhe deputeti Ardian Kastrati, njëjtë si deputetët e tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, vendosi të mos qëndrojë në Kuvend ditën e votimit të presidentes.

Por Kastrati bëri bujë me një status që postoi në rrjetin social Facebook, të njëjtën kohë kur Vjosa Osmani u votua si presidente.

E ky postim i Kastratit, i cili është edhe pjesë e stafit akademik të Fakultetit Filozofik në UP, bëri që qytetarët të kërkojnë suspendimin e tij nga pozita që mban si profesor asistent.

Veç peticioneve, qytetarë u mbledhën edhe para Rektoratit ku protestuan.

E për gjuhën denigruese që Kastrati përdori tërthorazi ndaj presidentes Vjosa Osmani, rasti i tij do të trajtohet në Këshill të Etikës.

Kështu kanë njoftuar gjatë së enjtes nga Universiteti i Prishtinës.

E një veprim të tillë, po e vlerëson aktivistja Liridona Sijarina, e cila thotë që e gjithë kjo ngjarje duhet të përfundojë me suspendimin e Kastratit.

Madje ajo thotë se duhet të rregullohet edhe rregullorja kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa Kastrati nuk ka dashur të prononcohet për vendimin e Universitetit të Prishtinës, për ta dërguar rastin në Këshill të Etikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments