Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur sot konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku në këto akuza thuhej se kryetari me arrogancë dhe shantazh i ka dëbuar nga zyrat ku veprojnë që pothuajse 20 vjet.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur sot konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku në këto akuza thuhej se kryetari me arrogancë dhe shantazh i ka dëbuar nga zyrat ku veprojnë që pothuajse 20 vjet.
Haskuka në konferencë për media ka thënëë se partitë politike në Prizren kanë qëndruar në ato objekte për më shumë se 10 vjet dhe kanë paguar çmime jo të arsyeshme në vlerë prej 1 euro në muaj. E në disa raste, sipas tij, edhe këtë shumë nuk e kanë paguar fare.
E sipas Haskukës, Komuna e Prizrenit ka humbje ekonomike dhe nuk mund të lejojë që të ndodhin gjëra të tilla. Me një kalkulim hipotetik, Haskuka ka thënë se nga ato objekte Komuna e Prizrenit humb rreth 2 milionë euro në vit.
“Shumica e objekteve që janë në shfrytëzim të partive politike, janë në qendrën historike dhe janë me kontrata të drejtpërdrejta me vlerë prej 1 euro në muaj. Nëse marrim parasysh që lokalet e shfrytëzuara janë rreth 1300 metra katror dhe çmimi optimal në qendrën e qytetit është rreth 1-2 euro për metër katror, atëherë Komuna për çdo muaj ka humbje prej rreth 15,600 euro apo në vlerë prej rreth 187 mijë euro në vit. Nëse marrim parasysh që këto hapësira po shfrytëzohen për më shumë se 10 vjet nga partitë politike, atëherë dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj qytetarëve të Komunës së Prizrenit është rreth 2 milionë euro”, ka thënë Haskuka.
Më poshtë mund të gjeni deklaratën e kryetarit Haskuka lidhur me objektet komunale, që janë në shfrytëzim të partive politike:
Të dashur qytetarë,
Sot Kuvendi Komunal u bllokua nga asamblistët e disa partive politike, të cilët reaguan për shkak se Komuna e Prizrenit po zbaton 𝗟𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻 𝗡𝗿. 𝟬𝟲/𝗟-𝟬𝟵𝟮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗗𝗵𝗲̈𝗻𝗶𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗵𝗳𝗿𝘆𝘁𝗲̈𝘇𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗞𝗲̈𝗺𝗯𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗿𝗼𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗮𝗹𝘂𝗮𝗷𝘁𝘀𝗵𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀.
Sot ishim dëshmitarë që disa nga asamblistët edhe një herë dolën në kundërshtim të zbatimit të ligjit, duke kushtëzuar detyrat e tyre ligjore si asamblist, për të parandaluar zbatimin e ligjit. Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, jam i obliguar që të kujdesem për pronën komunale dhe t’i zbatoj ligjet në fuqi.
Me këtë rast dua të tregoj një kronologji të dhënies në shfrytëzim të pronave të Komunës së Prizrenit tek partitë politike:
Partitë politike për më shumë se 10 vite janë duke qëndruar në këto objekte, për të cilët kanë paguar çmime jo të arsyeshme ekonomike, 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟭 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻𝗲̈ 𝗺𝘂𝗮𝗷, ndërkaq në disa raste edhe këtë shumë qesharake nuk e kanë paguar fare.
Tek ajo se sa e madhe është humbja ekonomike e Komunës së Prizrenit, do të vij pak më vonë, por më lejoni që së pari të theksoj se e gjithë kjo procedurë për largimin e partive politike nga objektet komunale 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗲𝘀𝗲̈ 𝗲 𝗶𝗺𝗷𝗮 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲, 𝗽𝗼𝗿 𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶𝘁 dhe edhe pse asamblistët bazohen në një vendim të miratuar në Kuvendin Komunal, të datës dhjetor 2005, pas këtij vendimi, përkatësisht në vitin 2012 është miratuar Ligji Nr. 04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, kurse ky ligj është plotësuar në vitin 2019. Me këto ligje, kontratat e partive politike për shfrytëzim të pronave komunale nuk kanë qenë valide dhe nuk mund të vazhdohen, por duhet të jepen me procedura të hapura të ankandit publik.
Me marrjen e mandatit si kryetar, në vitin 2018 kam kërkuar shfuqizimin e vendimit të Kuvendit Komunal, i cili ka qenë në kundërshtim me ligjin, sepse nëse një vendim komunal është në kundërshtim dhe bie ndesh me dispozitat ligjore, ajo nuk ka vlefshmëri.
𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚, 𝐩𝐫𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞.
Për këtë çështje, ne kemi pasur vërejtje edhe nga auditori në vitin 2019, e po ashtu edhe në vitin 2020. Madje më lejoni të theksoj se për të njëjtën çështje kanë filluar procedurat hetimore ndaj ish kryetarit të Komunës, ekskluzivisht për dhënie të këtyre objekteve në shfrytëzim nga viti 2013 deri në vitin 2018.
Si Komunë e Prizrenit, pas hyrjes në fuqi të ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të vitit 2019, ne kemi pritur që të dalin edhe aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj dhe të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje.
Përveç kësaj, ne kemi pritur që të të përfundojnë kontratat e të gjitha partive politike dhe pastaj të nisim procedurat ligjore për lirimin e objekteve komunale. Thënia që “po i luftoj partitë politike” nuk është e vërtetë, ngase në këtë drejtim edhe partia ime, Lëvizja Vetëvendosja, por edhe partitë tjera të koalicionit i kanë marrë vendimet e njëjta për lirimin e objekteve.
Vitin e kaluar, në muajin mars, pra para një viti, partitë politike kanë marrë njoftimet për lirimin vullnetar të këtyre objekteve dhe kanë pasur më shumë se një vit që të gjejnë një objekt tjetër. Por ata nuk e kanë realizuar një gjë të tillë, ndërkaq për shkak të situatës pandemike, ne nuk e kemi bërë largimin e tyre.
Pra, ata me vullnet nuk kanë pranuar që ta zbatojnë ligjin. Për këtë arsye, së fundmi, më 2 prill tek partitë politike është dërguar vendimi për lirimin e këtyre objekteve. Ligji parasheh që nëse nuk bëhet lirimi vullnetar, bëhet “lirimi i dhunshëm”, i cili është vetëm një term juridik sipas ligjit.
Ndërkaq, nëse kalojmë tek çmimet dhe dëmi ekonomik që iu është shkaktuar qytetarëve të Komunës së Prizrenit, dua të theksoj se:
𝗦𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗮 𝗲 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗳𝗿𝘆𝘁𝗲̈𝘇𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘃𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲, 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗱𝗿𝗲̈𝗻 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮 𝗺𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟭 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻𝗲̈ 𝗺𝘂𝗮𝗷. 𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗶𝗺 𝗽𝗮𝗿𝗮𝘀𝘆𝘀𝗵 𝗾𝗲̈ 𝗹𝗼𝗸𝗮𝗹𝗲𝘁 𝗲 𝘀𝗵𝗳𝗿𝘆𝘁𝗲̈𝘇𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟭𝟯𝟬𝟬𝗺𝟮 𝗱𝗵𝗲 𝗰̧𝗺𝗶𝗺𝗶 𝗼𝗽𝘁𝗶𝗺𝗮𝗹 𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗱𝗿𝗲̈𝗻 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟭𝟮 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝗸𝗮𝘁𝗿𝗼𝗿, 𝗮𝘁𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗰̧𝗱𝗼 𝗺𝘂𝗮𝗷 𝗸𝗮 𝗵𝘂𝗺𝗯𝗷𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟭𝟱,𝟲𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗮𝗽𝗼 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟭𝟴𝟳,𝟬𝟬𝟬 𝗺𝗶𝗷𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗶𝘁. 𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗶𝗺 𝗽𝗮𝗿𝗮𝘀𝘆𝘀𝗵 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗼 𝗵𝗮𝗽𝗲̈𝘀𝗶𝗿𝗮 𝗽𝗼 𝘀𝗵𝗳𝗿𝘆𝘁𝗲̈𝘇𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲 𝟭𝟬 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲, 𝗮𝘁𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗱𝗲̈𝗺𝗶 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸 𝗶 𝘀𝗵𝗸𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟮 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼!
Me këtë rast dua të theksoj se jemi ndër komunat që kemi liruar më së shumti prona publike, nga rruga “Qenë Qenaj”, “Fahredin Hoti”, objektet e ish-Turist Kosova e shumë objekte të tjera, që i kemi liruar brenda mandatit 3 vjeçar. Vetëm në vitin 2018, nga shfrytëzuesit ilegalë apo uzurpuesit, kemi liruar prona publike në hapësirë prej mbi 2 hektarë.
𝐏𝐨 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐦𝐞̈ 𝐥𝐞𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐤𝐬𝐨𝐣 𝐬𝐞 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐦 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞, 𝐦𝐞𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐬𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚 𝐢𝐦𝐞, 𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐕𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐢 𝐡𝐮𝐦𝐛 𝐳𝐲𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣𝐚. 𝐏𝐫𝐚 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞!
Unë kam pasur takime me përfaqësuesit e çdo partie politike, ua kam shpjeguar situatën dhe i kam njoftuar se edhe mosveprimi sipas ligjit paraqet shkelje të ligjit. I kam njoftuar se unë nuk mund të bëj shkelje ligjore duke mosvepruar apo në formën siç po e kërkojnë ata.
Në takim po ashtu kam shprehur që nëse ata nuk kanë fonde për pagesë të qirasë së objekteve të tyre (e që nuk është e vërtetë, sepse partitë politike financohen nga KQZ-ja me Ligjin për Partitë Politike), në Kuvendin Komunal mund të merret një vendim për subvencionimin e tyre. Në këtë rast, pronat komunale lirohen, e partitë politike mund të subvenciohen për qira. Mirëpo edhe këtë nuk e kanë pranuar.
Pra, të dashur qytetarë, edhe një herë po e ceki se, nuk mund të bëhet bashkëpunim me partitë politike, duke e shkelur ligjin! Unë si kryetar jam i hapur për të gjithë, e për të gjetur zgjidhje, por bllokimi i Kuvendit Komunal për ta shkelur ligjin, nuk është as i arsyeshëm, e as juridik.
Prandaj i ftoj asamblistët që t’i kryejnë detyrat e tyre, ngase qytetarët i kanë votuar ata për të qenë në Kuvendin Komunal e për t’i miratuar aktet që janë në interes të Komunës. Mos ta kushtëzojnë punën e tyre, e cila duhet të jetë punë sipas ligjit, me mosrespektim të ligjeve!