Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSi do të konfiskohet pasuria e e fituar në mënyrë të paligjshme?

Si do të konfiskohet pasuria e e fituar në mënyrë të paligjshme?

Kosova ka një mori ligjesh penale që parashohin konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ministria e Drejtësisë me në krye Albulena Haxhiun ka proceduar në qeveri një dokument për këtë çështje.

Me anë të këtij koncept-dokumenti parashihet që të hartohet një ligj i ri që mundëson konfiskimin e pasurisë në procedurë civile.

Pos kësaj, sipas këtij koncept dokumenti ligji duhet ta përcaktojë edhe targetin e tij sa i përket pasurisë.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ky ligj nuk do të bëjë shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Puna e bërë në Agjenci ose Prokurori do të ketë kontroll të brendshëm dhe të jashtëm”, kishte deklaruar për RTV Dukagjinin, zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.

Ky koncept dokument pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë për t’u proceduar më tej me hartimin e ligjit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments