Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVazhdojnë emërimet familjare në qeverinë Kurti, “shpërblehet” edhe bashkëshortja e funksionarit të...

Vazhdojnë emërimet familjare në qeverinë Kurti, “shpërblehet” edhe bashkëshortja e funksionarit të VV-së

Për herë të dytë brenda 11 muajve të fundit, Dafina Gexha-Bunjaku është “shpërblyer” me një pozitë nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.

Pasi në prill të vitit të kaluar ishte emëruar anëtare e bordit të përkohshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Gexha-Bunjaku është emëruar sot zëvendësministre e Shëndetësisë në qeverinë Kurti II.

Gexha-Bunjaku, e cila prej vitesh punon në Institutin e Shëndetësisë Publike, është bashkëshortja e Fatban Bunjakut, një funksionari të Lëvizjes Vetëvendosje. Bunjaku ka mbajtur disa funksione brenda LVV-së së Albin Kurtit. Aktualisht shërben si sekretar i një nënkomiteti të partisë.

Fatban Bunjaku, sikurse bashkëshortja e tij, gjatë mandatit të parë të qeverisë Kurti, ishte emëruar këshilltar politik në Ministrinë e Tregtise.

Përpos Dafina Gexha Bunjakut, pozitat politike në qeverinë Kurti janë mbuluar me emërime të të afërmve të funksionarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në disa raste.

Të mërkurën, si këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes u emërua Rabit Konjufca, xhaxhai i Glauk Konjufcës, kryeparlamentarit të Kosovës dhe zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar për këshilltar të tij politik, Sami Ukën. Ky i fundit është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka.

Sami Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltar politik i tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments