Analisti Agron Halitaj thotë se kryeministri Albin Kurti me veprimin duke emëruar dy zëvendësministra në një ministri, nuk e dallon atë nga pararendësit e tij.
Halitaj thotë se Kurti me këto veprime ai po dëshmon se nuk e ka fare parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe buxhetin e varfër të shtetit.
Statusi i plotë:
Albin Kurti paska nisur t’i emëroj nga dy zëvendësministra në një ministri. Kush e di, ditëve ne vijim mund t’i emëroj edhe nga tre a katër. Kjo e bën atë të njëjte me Ramush Haradinajn, Isa Mustafen e Hashim Thaçin. Thjesht, kjo e bën atë abuzues të parasë publike. Me këto emërime, ai dëshmon se nuk e ka fare parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe buxhetin e varfër të shtetit. Nëse pararendësit e tij janë kritikuar me të drejtë kur kane emëruar zëvendësministra për punë pazaresh mes partneresh të koalicionit, Kurti duhet kritikuar se po e bën këtë vetëm për rehatim të militanteve të partisë së tij. Asnjë arsye tjetër nuk e ka. Ai e di se mjafton një zëvendësminister në ministri. Sa është ende në fillim të qeverisjes, Kurti nuk është keq ta rikujtoj se dikur thoshte se “politikanëve duhet t’ua ruajmë mendjet e jo trupin”. E pra, ruaje mendjen kryeministër!