Sunday, November 24, 2024
HomeTop LajmetRaporti i fundit i IKSHPK’së: Asnjë rast i vdekjes dhe 31 raste...

Raporti i fundit i IKSHPK’së: Asnjë rast i vdekjes dhe 31 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 31 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Njoftimi i IKSHPK’së:

ASNJË RAST I VDEKJES, 31 RASTE POZITIVE DHE 95 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments