Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Me ambasadoren Jusufi kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral, duke e vlerësuar lart partneritetin mes dy vendeve fqinje.
Me theks të veçantë u diskutuan opsionet për menaxhim të pandemisë globale Covid-19, si sfidë kryesore për shtetet.
Gjithashtu u theksua nevoja për shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave, lidhur me negociatat rreth anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Ambasadorja Jusufi, ka përmendur edhe përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e Forumit të Prespës për dialog, për çka ka ftuar institucionet e Kosovës të marrin pjesë.