Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Orlando për vizitën e tij dhe shprehu mirënjohjen për Republikën e Italisë, në mbështetjen e ofruar vendit tonë deri më tani në të gjitha fushat, duke theksuar rolin e saj në ndërtimin dhe arritjet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh në sigurinë e përgjithshme të kontingjentit ushtarak italian në kuadër të KFOR-it. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Italisë dhe Forcat e Armatosura të saj, duke pasur parasysh përvojën e madhe italiane në procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcave ushtarake italiane në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi si rrugë e duhur për anëtarësim në NATO.
Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohen aktivitetet me koordinim të ndërsjellë për implementimin e suksesshëm të Planit të bashkëpunimit bilateral në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve.