Të dytët që kanë të drejtë të vaksinohen me këtë vaksinë janë të moshuarit mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.
Sipas të dhënave, kosovarët kanë shpehur një interesim të madh për t’u vaksinuar.
Në një përgjigje për IndeksOnline nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se deri më tani kanë aplikuar online mbi 3500 persona për marrë këtë vaksinë që parandalon njerëzit të sërmuren nga Covid19.
” Mbi 3500 persona kanë aplikuar për t’u vaksinuar. Vaksinimi ëhet në sallën “1 Tetori” për Prishtinë dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Nga MSH-bë thanë se shpërndarja e vaksinave është bërë në proporcion me numrin e profesionistëve shëndetësor dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.
Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.