Spinaqi dhe djathi janë dy përbërës me të cilët nuk mund të gabosh në gatimin e një omlete.
Omleta është nga ato receta që gatuhet në çdo cep të globit, e megjithatë , kur dëgjon për të përfytyron ushqimin francez më të shijshëm e të butë si pupël.
Përbërësit:
- 2 grushta spinaq me gjethe të vogla
- 1 lugë gjelle qepë të kuqe të prera në copa
- Gjysëm luge çaji hudhër të grirë
- 2 lugë gjelle domate të prera në copa dhe të pastruara nga farat.
- 2 vezë
- 2 lugë gjelle qumësht
- Gjysëm filxhan çaji djathë feta të copëtuar.
Përgatitja:
Tiganisni spinaqin, qepët dhe hudhrët për rreth 4 minuta deri sa qepët të jenë pak krokante.
Më pas shtoni copat e domateve dhe përziejini me lugë druri.
Ndërkohë rrihni vezët dhe qumështin dhe hidhjani sipër fërgesës duke i dhënë formën e duhur dhe sheshuar me lugën e gatimit.
Kur omleta të jetë duke u mpiksur, hidhni 3 lugë gjelle djathë dhe kur ajo të jetë bërë hiqeni tiganin nga zjarri.
Paloseni omletën në dysh dhe hidheni në pjatë dhe më pas shtoni edhe pak djathë.