Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetKomshiq zbulon prapaskenat nga Samiti i Sllovenisë, tregon çfarë i tha Vuçiq-Dodikut...

Komshiq zbulon prapaskenat nga Samiti i Sllovenisë, tregon çfarë i tha Vuçiq-Dodikut për Kosovën

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, ka folur rreth takimit të liderëve të Ballkani Perëndimor në samitin “Brdo-Brijuni”.

Komshiq ka treguar edhe një moment të një situate jo të këndshme gjatë takimit, ku sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, menduan që të largohen nga takimi.

“Debati Serbi – Kosovë ishte mjaft i mundimshëm. Replikoi Dodik. Prishtina nuk nënshkroi. Ishte e mundimshme disa herë, madje edhe fëminore, kur Vuçiq dhe Dodik i thanë njëri-tjetrit: ‘A shkojmë? Veç më thuaj – dhe shkojmë’. Nuk ishte e këndshme. Ata ranë dakord të largohen nga takimi”, ka treguar Komshiq.

Dhe sipas tij, presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Zoran Milanoviq kishin “mundimin më të madh”, sepse sipas tij, duhej të dilej me një deklaratë të përbashkët, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet t’i dërgonim një mesazh BE-së se ka një konsensus mbi rrugën e mëtejshme drejt BE-së”, ka treguar ndër tjerash Komshiq.

Ndryshe, në Brdo të Sllovenisë është zhvilluar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Kjo nismë ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments