Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditëve të tjera të javës në vend. Sot do të jetë më ftohtë dhe do të ketë shi e bubullima, derisa nga fundjava pritet të përmirësohet moti dhe temperaturat të rriten.
Nga fundjava parashihet përmirësim i motit e temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme edhe mbi vlera mesatare, madje nga java e ardhshme edhe mbi 30C, kjo sipas parashikimeve të fundit.
Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, e në fundjavë në kushte të motit më të kthjellët, edhe në shumë të larta, e në këto raste preferohet ekpozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.
20.05 – Më ftohtë. Herët në mëngjes me reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vransira dhe me rrebeshe shiu dhe bubullima. Reshje shiu vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje.
21.05 – Herët në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura.
22.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
23.05 – Kryesisht me diell e shumë ngrohtë.
24.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Herë herë me vransira kalimtare.
Temperaturat e ajrit të enjten pësojnë rënie, e nga fundjava me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin deri në 6C të shtunën, e më pas deri të hënën rriten në 10C, ndërsa maksimalet nesër zbresin deri në 16C, por nga fundjava në rritje deri në 27C, e të hënën edhe deri në 30C.
Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-13m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-12m/s.
Shtypja atmosferike pasi pëson rënie të enjten, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera mesatare./Gazeta Express