Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nxjerrë përfundim se përfitimet e vaksinës AstraZeneca – e cila erdhi së fundmi edhe në Kosovë – tejkalojnë rrezikun e saj.
Rregullatori i ilaçeve i BE-së thotë se mpiksjet e pazakonta të gjakut duhet të renditen si një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinës AstraZeneca për Covid-19.
Pas një studimi duke parë 86 raste evropiane, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) arriti në përfundimin se përfitimet e vaksinës tejkaluan rrezikun.
Raporti pasqyroi të dhëna për 25 milionë evropianë të trajtuar me vaksinën.
EMA nuk mund të rendisë faktorë specifik të rrezikut si mosha ose gjinia, por shumica e rasteve të mpiksjes së gjakut ishin gra nën 60 vjeç.
Veçmas, organi këshillimor i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar tha se personave nën-30 vjeç do t’u ofrohej një goditje alternative ndaj AstraZeneca për shkak të çështjes së mpiksjes së gjakut. Rreth 79 persona kishin pësuar mpiksje të rrallë të gjakut pas vaksinimit deri në fund të Marsit në MB – 19 prej të cilëve kishin vdekur.
Dhe, paneli këshillues i vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se megjithëse një lidhje e mpiksjes së gjakut ishte “e besueshme” ajo “nuk u konfirmua” dhe rastet ishin “shumë të rralla” në mesin e 200 milionë njerëzve të vaksinuar me AstraZeneca globalisht.