Saturday, November 23, 2024
HomeBotaTrump nën hetim kriminal, prokuroria e Nju Jorkut vë në shënjestër financat

Trump nën hetim kriminal, prokuroria e Nju Jorkut vë në shënjestër financat

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork po heton Organizatën Trump “në cilësi kriminale”. Një zëdhënës i prokurores Letitia James tha se hetimet në kompaninë e pronave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk janë më thjesht civile”.

James ka qenë duke shqyrtuar marrëdhëniet financiare të Trumpit edhe para se ai të merrte detyrën e presidentit, në janar të vitit 2017. Trump, republikan, e mohon keq bërjen dhe thotë se hetimet nga një prokurore demokrate janë hakmarrje politike.

“E kemi informuar Organizatën Trump se hetimet nuk janë më thjesht të natyrës civile”, tha për BBC-në zëdhënësi i Jamesit, Fabien Levy, duke mos dhënë detaje të tjera.

Ai nuk tregoi se çfarë i ka shndërruar hetimet nga civile në kriminale dhe nëse vetë Trump është personalisht i përfshirë në ndonjë akuzë. Rastet civile zakonisht kanë të bëjnë me dëmtimet e individëve dhe palëve private, përfshirë bizneset.

Ligji penal zbatohet në rastet kur dëmi mendohet se prek shoqërinë në përgjithësi, përfshirë shtetin. James i ka nisur hetimet civile në mars të vitit 2019, me pretendimet se Trump ka fryrë vlerën e aseteve të tij në banka kur ka kërkuar kredi dhe i ka nënvlerësuar ato për të ulur taksat e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments