Wednesday, November 27, 2024
HomeTop LajmetQUINT-i: Presim nga qeveria Kurti ta respektojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin...

QUINT-i: Presim nga qeveria Kurti ta respektojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Ambasadat e vendeve të QUINT-it(ShBA,Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se provë kryesore e vendosmërisë së qeverisë së re është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në deklaratën e përbashkët të shefave të misioneve thuhet se respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë.

“Më 22 Mars, një Qeveri e re u emërua me një mandat të fortë reforme dhe respekt për sundimin e ligjit. Një provë kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e shteteve të QUINT-i.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments