Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani në takim me ambasadoren holandeze, kërkon ndihmë për Kosovën në sigurimin...

Osmani në takim me ambasadoren holandeze, kërkon ndihmë për Kosovën në sigurimin e vaksinës anti-Covid 19

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar ndihmë ambasadores holandeze në Kosovë, për sigurimin e vaksinave Anti-Covid-19.

Kjo kërkesë e Osmanit për ambasadoren erdhi në një takim që u zhvillua sot mes dyshes.

“Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës kanë ndërmarrë masa për uljen e të prekurve me Covid-19, sikurse edhe të adresimit të pasojave ekonomike. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet e Kosovës për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave.  Zonja Osmani ka theksuar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave. Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë Kosova të mos lihet vetë dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani, sot takoi ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në këtë takim, marrëdhëniet ndërmjet të t dy shteteve janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë e thellimit të tyre.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës kanë ndërmarrë masa për uljen e të prekurve me Covid-19, sikurse edhe të adresimit të pasojave ekonomike.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet e Kosovës për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave.

Zonja Osmani ka theksuar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave. Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë Kosova të mos lihet vetë dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments