Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” e ka kujtuar ditën kur është inauguruar për president Hashim Thaçi.
Një gjë e tillë ka ndodhur saktësisht pesë vite më parë.
“Inaugurimi i presidentit Hashim Thaçi, më 8 prill 2016, pesë vjet më parë”, kanë shkruar nga ky fondacion.
Hashim Thaçi ka qëndruar në pozitën e të parit të shtetit më shumë se 4 vite, derisa, i njejti ka dhënë dorëheqje pas arrestimit nga Specialja.
Pozitën e tij e ka marrë tashmë Vjosa Osmani që ditë më parë është votuar si presidente e vendit.