Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti, Fëllanza Podrimja ka kërkuar nga qytetarët që t’i drejtohen nëse hasin raste të korrupsionit dhe nepotizmit brenda institucioneve të reja.
Këtë thirrje ajo e ka publikuar në një shkrim në rrjetin social Tëitter.
Podrimja ka thënë se kushdo që has në raste të nepotizmit dhe korrupsionit brenda institucioneve të sapo themeluara, mund të i shkruaj të njëjtës mesazh.
“Nëse hasni korrupsion dhe nepotizëm brenda institucioneve tona të posa themeluara, ju lutem mos ngurroni ta ndani me mua/ne. DM-të e mia janë të hapura për të gjithë”, ka shkruar ajo.
Menjëherë pas këtij lajmi kanë reaguar qytetarët. Një nga ta i ka kujtuar rastin e Arben Vitisë dhe Glauk Konjufcës që kanë emëruar këshilltarë persona të afërt me partinë, saktësisht, Arben Vitia e ka emëruar këshilltar vëllain e deputetit të LVV-së, ndërsa, Ministri i Mbrojtjes e ka emëruar këshilltar xhaxhain e Glauk Konjufcës.