Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetKush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin që transportoi 6...

Kush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin që transportoi 6 miliardë euro kokainë

Pjesë e një skeme të transportimit të një sasie të madhe të kokainës që ka arritur në Kosovë përmes portit të Durrësit, është edhe një kamion në posedim të një kompanië shqiptare, “MC Foods” ku aksionar janë dy bisnesme, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Kamioni me sasinë mbi 400 kg është kapur në komunën e Lipjanit, si destinacion i fundit, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”. Operacioni i gjerë është realizuar nga DEA amerikane, policia Italiane, shqipare dhe në fund Policia e Kosovës, e cila është duke e vazhduar aksionin.

Një sasi e konsiderueshme e kokainës është sekuesturar sot nga Policia e Kosovës, në një depo në Lipjan. Sasia e drogës që është transportuar përmes portit të Durrësit, raportohet të jetë 2.2 tonë që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove.

Operacioni është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur kokaina dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur drogën në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë kapur sasia mbi 400 kg.

Kjo kompani është në pronësi të binzesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria.

Këta dy biznesmen ishin bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, duke krijuar kompaninë “MC FOODS”. Insajderi ka siguruar dokumentacionin e krijit të këtij bisnesi. Sipas këtij dokumenti, Izet Sheqiri bartë 60% të aksioneve të kompanisë, derisa Bledar Halilaj 40% të tyre, shkruan Insajderi.

Veprimtaria e këtij biznesi, sipas Agjencisë së Bizneseve OpenCorporates.al kryesisht tregtimi me shumice e pakice, import eksport te artikujve te ndryshem ushqimore e industriale, fruta perime, automjete, pjese kembimi, prodhim dhe tregtim materiale ndertimi, inerte etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments