Blerim Vela, i cili u emërua nga Presidenja Vjosa Osmani, Shef i Stafit të saj është një mbështetës i Dhomave të Specializuara të Hagës.
Në një kërkim të thjeshtë në llogarinë e tij në rrjetin social Twiter, shihen komentet e shumëta që ka bërë në mbështetje të Gjykatës Speciale.
Blerim Vela që nga viti 2014 shfaq publikisht qëndrimet e tij karshi kësaj gjykate duke e favorizuar forimin e saj.
“Shoqatave nga lufta nuk po i ndhet zëri për Gjykatën Speciale. Me siguri po presin instruksion nga PDK’ja. Jo parimor”, kishte shkruar Vela aso kohe. Por, komenete e tij nuk mbarojnë me kaq. Më 23 prill të vitit 2014 Vela kishte shkruar kështu në Twiter:
“Sipas kryeministrit, Gjykata Speciale po krijohet pasi kërkohet nga SHBA. Kjo i bie që SHBA i konsideron të paafta institucionet e #Kosova.”, kishte shkruar Blerim Vela, tash Shefi i Stafit të Vjosa Osmanit.
Ndërsa, me 27 shkurt 2015, Vela ishte shprehur kështu: “Raportin e Dick Marty e quajti joserioz, por Gjykata Speciale po formohet. Tash ‘kërcënon’ Serbinë me padi për gjenocid.” Ai madje kishte vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.