Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetAlbin Kurti e përshkruan Goran Rakiqin me një fjali të bukur

Albin Kurti e përshkruan Goran Rakiqin me një fjali të bukur

Kryeministri Albin Kurti ia ka bërë një profil të mirë me një fjali, ministrit serb në Qeverinë e tij, Goran Rakiq.

Pasi prezantoi para deputetëve programin qeveritar për 4 vitet e mandatit të tij në krye të shtetit, Kurti tha se “dëshiroj t’ua bëjë me nga një fjali profilin e secilit prej ministrave”. Ai vazhdoi duke prezantuar me rend anëtarët e kabinetit qeveritar, duke përmendur diçka që sipas tij e përfaqëson secilin nga ta.

“Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, një shoqëri multietnike që ofron mundësi për të gjithë”, tha Kurti, kur i erdhi rendi për ta përshkruar ministrin nga Lista Serbe.

Kryeministri tha se “secili funksion formal i ministrave e merr këtë epitet përmbajtësor”.

Para prezantimit të programit të Qeverisë, Kurti tha se “kemi bërë shumë punë”, duke folur për 55 ditët e para të tij në krye të shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments