Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGjuha bullizuese ndaj Vjosa Osmanit, UP e çon në Këshill të Etikës...

Gjuha bullizuese ndaj Vjosa Osmanit, UP e çon në Këshill të Etikës Ardian Kastratin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, njëherit profesor në UP është dërguar në Këshillin e Etikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës pas komenteve që u konsideruan bullizuese ndaj presidentes Vjosa Osmani.

 

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Universiteti i Prishtinës.

“Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.

“Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments