Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKonstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, kërkohet që para tij të raportojnë...

Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, kërkohet që para tij të raportojnë edhe komunat

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i udhëhequr nga opozita ka mbajtur mbledhjen konstituive, ku ish-ministrja Hykmete Bajrami kërkoi nga të gjithë anëtarët që të jenë sa më profesionistë e sa më pak politikë.

 

Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetët e pozitës kërkuan që shqyrtimit të raporteve të këtij komisioni t’i shtohen edhe raportet e komunave të mëdha, që për rrjedhojë kanë edhe buxhete të mëdha.

Për shkak të situatës me pandeminë dhe asaj politike, Bajrami bëri të ditur se ky komision vitin e kaluar ka shqyrtuar 24 raporte.

Ajo që në mbledhjen e radhës propozojmë nga stafi mbështetës për inicimin e tenderit të një kompanie që do të bëjë auditimin e financave.

“Jemi një komision tepër i rëndësishëm. Komisioni ynë mbikëqyrë ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike të të gjitha organizatave buxhetore[…]Sa më pak që bëjmë politikë dhe sa më shumë që jemi profesionistë në këtë Komision, dhe sa më unanime t’i kemi vendimet besoj që i kontribuojmë shpenzimit dhe ligjshmërisë së financave të shtetit ”, tha ajo.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se do të ishte mirë të fillohet me një praktikë të re, ku të bëhet edhe shqyrtimi i raporteve të komunave, pasi kryetarët e komunave nuk kanë raportuar më parë në këtë komision.

Teksa sugjeroi që derisa të fillojë shqyrtimi i raporteve të vitit 2020, të vazhdohet me shqyrtimin e raporteve të vitit 2019.

“Kisha propozu që ne të fillojmë me një praktikë të re, ku të paktën të bëhet shqyrtimi edhe i 10 raporteve të komunave, të cilat e kanë buxhetin më të madh. Ne e dimë që edhe ato auditohen prej Auditorit të Përgjithshëm, por asnjëherë nuk ndodhë që të vijnë e të raportojnë këtu edhe pse e kanë një buxhet jashtëzakonisht të madh[…]Kështuqë kisha propozu që 10 komuna të cilat e kanë buxhetin më të madh të vijnë dhe të raportojnë këtu për ato të gjetura dhe për problematika që kanë”, tha ai.

Edhe deputetja Mirlinda Sadiku tha se Komuna e Prishtinës ka një buxhet të madh prej 52 milionë euro, dhe do të ishte mirë të ishin edhe komunat në planin e punës, siç tha ajo, së paku 5 të parat.

“Ne e kemi një Komunë të Prishtinës, e cila e ka një buxhet bukur të madh, diku 52 milionë euro nëse nuk gaboj[…]Pavarësisht që agjenda mund të jetë e ngjeshur për shkak të zhvillimeve politike, ma merr mendja që mund të gjendet hapësirë dhe të shqyrtohen, sepse këtu jemi të thirrur ta ruajmë paranë publike[…]Prandaj pajtoj plotësisht me Emanin, besoj se do të mund të gjendet hapësirë”, tha ajo.

Kurse deputeti nga radhët e PDK-së, Fadil Nura tha se në rast se merret një vendim i tillë për përfshirjen e komunave në raportim para këtij komisioni, duhet të vlejë e njëjta për të gjithë në mënyrë që të mos diskriminohen komunat.

Ndërsa kryetarja Hykmete Bajrami tha se po e marrin këtë propozim, porse ishte shumë optimistë që mund të arrihet një gjë e tillë.

“Prej 120 raporteve të Auditorit[…]raportet e audituara janë 24, të cilat janë shqyrtuar brenda 20 mbledhjeve që janë mbajtur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Është e pamundur të pretendojmë që kemi me i përfundu të gjitha, do të thotë janë mbi 96 raporte të cilat nuk kanë arritur të shqyrtohen nga legjislatura e kaluar”, tha ajo.

Bajrami propozoi që të shqyrtohen edhe raportet financiare të fushatave elektorale, pasi tha që këto te fundit nuk janë audituar që nga viti 2018.

Mbledhja tjetër e këtij komisioni është caktuar të mbahet të mërkurën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments