Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaShefi i stafit të Osmanit i acaruar nuk i pranon aspak kritikat:...

Shefi i stafit të Osmanit i acaruar nuk i pranon aspak kritikat: Bllokon një nga një qytetarët

Shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka bllokuar në Twitter çdo person që ka kritikuar atë për afërsinë që kishte me Vetëvendosjen.

 

Blerim Vela e ka nisur detyrën si Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, me një veprim të pazakontë në Twitter.

Qytetarët që ndjekin atë, kanë shkruar se Vela po i bllokon ata në Twitter pasi është kritikuar për afërsinë me VV-në, që sipas tyre ka ndikuar që ai të marrë detyrën e re.

Postimet e ndjekësve duket se nuk i kanë pëlqyer Veles, prandaj ka filluar t’i bllokojë ata.

Ndryshe Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur dje se Blerim Vela është emëruar sot shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Siç njofton presidenca, Vela ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare.

Më poshtë keni fotografitë ku shihet se ai ka bllokuar disa persona.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments