Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetZyrtarja e komunës së Prishtinës e quan “budallicë” gazetaren, pasi e pyet...

Zyrtarja e komunës së Prishtinës e quan “budallicë” gazetaren, pasi e pyet për raportimet për sulmin seksual ndaj nxënëses së klasës së parë

Raportohet për sulm seksual ndaj nxënëses së klasës së parë në Prishtinë,

Gazeta Express ka provuar që të marrë një qëndrim sot nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, lidhur me një rast të dhunës seksuale që u raportua të ketë ndodhur në një shkollë në kryeqytet.

Express ka kontaktuar me asistenten e Drejtoreshës për Arsim në këtë komunë, Anita Xhabirin, por sjellja e saj ka qenë skandaloze.

Ajo e ka quajtur gazetaren që e ka kontaktuar “budallicë” dhe ka bërtitur në telefon, duke thënë që të mos e telefonojë më kurrë.

“A bën më ditë, a e di çfarë dite është sot. Edhe? Çfarë rasti i jashtëzakonshëm prej gazetës po thirr të shtunën? A je normal ti? Kurrë ma mos gabo me thirr në këtë numër. Hiç kurrë. Budallica e thift”, i është drejtuar ajo gazetares dhe e ka ndalur telefonin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments