Saturday, April 19, 2025
HomeLajmeKosovaMbretëria e Bashkuar publikon pamjet e migrantëve afër kufirit Shqipëri-Kosovë të kapur...

Mbretëria e Bashkuar publikon pamjet e migrantëve afër kufirit Shqipëri-Kosovë të kapur nga dronët që ia dhanë Kosovës

Zyra për Punët e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar njëvideome pamjet e kapura nga dronët e financuar nga ky shtet që shfaqin migrantë të paligjshëm duke kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë.

Krahas kësaj videoje, Mbretëria e Bashkuar tha se bandat kriminale e kanë kthyer Ballkanin Perëndimor në një rrugë transit kryesore për migracionin e paligjshëm.

“Teknologjia e financuar nga Britania e Madhe po ndihmon në ndalimin e kontrabandistëve të njerëzve në Kosovë. Kjo është ajo që ndodh kur ne punojmë së bashku për të trajtuar migrimin e parregullt”, ka shkruar Zyra britanike.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy, kishte testuar teknologjinë britanike me të cilën Kosova po e lufton kontrabandën.

Lammy kishte thënë se qeveria e tij po punon me vendet partnere të Ballkanit Perëndimor për të shtypur këto grupe kriminale.

“Këtu në Kosovë, teknologjia e furnizuar nga Britania e Madhe, si dronët dhe endoskopët, po ndihmojnë në ndalimin e bandave që kontrabandojnë armë dhe njerëz nëpër rajon”, kishte thënë atëherë Lammy.

Kryediplomati britanik tha se me teknologjinë që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës po bëhet lufta ndaj këtyre bandave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments