Friday, April 18, 2025
HomeLajmeKosovaPara Kuvendit – veteranët e UÇK-së kërkojnë reagimin e deputetëve ndaj Speciales

Para Kuvendit – veteranët e UÇK-së kërkojnë reagimin e deputetëve ndaj Speciales

Një grup ish-pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar një nismë simbolike që do ta zhvillojnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku do t’ua dorëzojnë deputetëve një kopje të “Betimit për Drejtësi”.

Kjo iniciativë, sipas tyre, ka për qëllim të nxisë reagimin institucional ndaj, siç e quajnë ata, padrejtësive që po ndodhin në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Nasim Haradinaj, ish-drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës, deklaroi se përmes kësaj letre do t’u kërkohet deputetëve ta nënshkruajnë “betimin”, si një formë e zotimit moral ndaj ish-luftëtarëve.

“Shpresojmë që deputetët do ta nënshkruajnë këtë betim simbolik si një zotim moral për të adresuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ushtarëve të tjerë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se zhvillimet e fundit ndërkombëtare duhet të shërbejnë si sinjal për një qasje të re nga ana e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale.

“Tani që edhe Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale, ka ardhur koha që ta bëjë të njëjtën edhe Kosova”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments