Saturday, April 19, 2025
HomeLajmeKosovaNë prani të zv.ministrit të Mbrojtjes: Festë me mish, raki dhe gjuajte...

Në prani të zv.ministrit të Mbrojtjes: Festë me mish, raki dhe gjuajte me armë zjarri

Në një ndejë ku kanë qenë prezent dy zyrtarë shtetërore, janë dëgjuar krisma armësh.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje në një ndejë të karakterizuar me mish e me pije alkoolike, ku prezent kanë qenë zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Shemsi Syla, si dhe drejtori për Siguri në Gjilan, Bejtulla Osmani.

Sylës e as Osmanit nuk i pengon krisma e armëve në ambientin e ngrohtë me mish e me alkool.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëvendësministrin në detyrë Syla, por i njëjti s’është përgjigjur për mediumin.

Bashkëpartiaku i Sylës, Glauk Konjufca, dikur sa ishte në opozitë thoshte se mishi, rakia e shahirat trimërohen të gjuajnë me armë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments