Saturday, March 29, 2025
HomeLajmeOpozita afër bashkëpunimit për krijimin e Qeverisë së re

Opozita afër bashkëpunimit për krijimin e Qeverisë së re

“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”.

Rreth një muaj më parë kjo deklaratë e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ngjalli valë reagimesh nga zyrtarë të opozitës që e kritikuan atë se, siç thanë, po i vardiset Albin Kurtit për koalicion. Por Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, një muaj pas e qartësoi qëndrimin e kryetarit të tij.

‘’Ju sigurisht i keni dëgjuar edhe prononcimet e kryetarit Limaj që nga dikush qëllimshëm sigurisht është keq interpretuar. Mirëpo kryetari Limaj historikisht e ka dëshmuar që kur është në pyetje vendi sigurisht e dëmton vetëm personalisht siç ishte lufta dhe pas lufta, në politik dhe në zhvillim të vendit edhe tash e ka deklaruar se për nivel nacional nëse vendi ka nevojë për neve ne do të ulemi me gjithsecilin. Mirëpo, nuk ka thënë se ne do të bëjmë koalicion me këtë subjekt politike apo me atë subjekt. Por, në  këtë rast ne jemi të vendosur dhe dëshira jonë është që ne të shkojmë në një Qeveri të re si opozitë e bashkuar. Mirëpo, përderisa ne nuk kemi asnjë kontakt përveç atij me PDK me asnjë subjekt tjetër ne nuk mund të themi asgjë. Vijat e kuqe ka thënë kryetari Limaj e them edhe unë se ne nuk kemi pasur vija të kuqe. Unë i qëndroj parapa deklarimeve të kryetarit Limaj. Ne si subjekt politik jemi të orientuar nga opozita e bashkuar”, u shpreh ai.

Gatishmëria e Nismës që me  3 deputetët e saj të bashkëpunojë me partitë opozitare ka rritur shpresat e opozitës për krijimin e Qeverisë së re. Por, në realitet ka një hendek të madh edhe brenda partive opozitare.  Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-ja Lumir Abdixhikut duke i vendosur vija të kuqe LVV-së për bashkëpunim, ka kushtëzuar partitë e tjera opozitare që për bashkëpunim me ta duhet t’i takoj posti i kryeministrit.

Kjo qasje e LDK-së sipas Vesel Krasniqit nga NISMA paraqet problem të madh për një bashkëpunim opozitar. Veseli thotë se tani topi është të PDK-ja nëse është e gatshme që të gjejë kompromis me LDK-në për postin e kryeministrit.

‘’Deklarimet e liderit të LDK-së se ata do të jenë në Qeveri si një opozitë e bashkuar vetëm nëse u takon posti i kryeministrit, ne mendojmë se kjo është diçka që i prish hapat që ne të marrin iniciativë që të kemi një opozitë të bashkuar për faktin se LDK-ja është partia e tretë . Realisht nëse subjekti i parë fitues nuk arrin ta  formoj Qeverinë e re automatikisht do të I jepet mundësia subjektit të dytë e që në këtë rast është PDK-ja. Mirëpo deklarimet e LDK-së janë shqetësuese për ne për një pamundësi që si opozitë të krijohet Qeveria e re. Mirëpo kjo mbetet në domenin e PDK-së se a do të ja jep pozitën e kryeministrit. Mirëpo deri më tani nuk ka iniciativa përveç disa takimeve siç ishte ai i kryetarit Limaj me kryetarin e PDK-së”, tha Krasniqi.

Por, zyrtarët e PDK-së përjashtojnë që mund të bëhet një kompromis që PDK si parti e dytë t’ia dorëzojë LDK-së postin e kryeministrit.

Ndërkohë, Vetëvendosje si parti fituese ende nuk nisur diskutimet për formimin e Qeverisë së re. Nga ky subjekt politik thonë se po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore.

Analisti politik, Lutfi Bilalli, thotë se çdo vonesë për krijimin e institucioneve të reja do të shkaktojë pasoja për Kosovën si në arenën ndërkombëtare, po ashtu edhe në cështjet e brendshme. Sipas tij, shanset janë të barabarta si të Vetëvendosjes si të opozitës që të krijojnë një Qeveri.

‘’Të dyja kampet kanë përgjegjësi dhe mund që matematikisht të krijojnë një Qeveri të thjeshtë, por Kosovës nuk i duhet një aventurë e tillë”, tha Bilalli për rtv21

Zyrtarisht LVV-ja  ka 48 deputetë, ndërsa partitë opozitare së bashku 52.

përfshirja e 10 deputetët të minoriteteve jo serbe mbetet formula e vetme për krijimin e Qeverisë së re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments