Tuesday, March 18, 2025
HomeLajmeDy të plagosurit në Veternik në gjendje të rëndë, vazhdojnë mjekimin në...

Dy të plagosurit në Veternik në gjendje të rëndë, vazhdojnë mjekimin në Intensivë

Nga grabitja e armatosur që ndodhi një ditë me parë në Veternik,  të plagosur kanë mbetur dy persona, Millosh Vukojeviq dhe Fahri Ademi. Që të dy të plagosurit po vazhdojnë trajtimin në mjekimin Intensivë.

Shefi i Intensives Qendrore në QKUK Shaqir Uka tregon për gjendjen e dy personave që u plagosen dje në Prishtinë.

“Të dy pacientët pas kryerjes së  intervenimit kirurgjik, janë sjell për trajtim të mëtejshëm mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Po vazhdojnë të qëndrojnë dhe më tutje dhe po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor. Që të dy pacientët vazhdojnë të qëndrojnë dhe më tej të fjetur me barna, të kyçur për aparatura mjeksore. Vazhdojnë të jenë të monitoruar dhe vazhdojnë të marrin trajtimin me barna sipas nevojës. Gjendja e përgjithshme e tyre vazhdon të jenë e rëndë, pavarësisht se jemi duke u munduar ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme  të tyre”, tha Uka
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments