Tuesday, March 18, 2025
HomeLajmeReplikë e ashpër në distancë, Nasim Haradinaj i drejtohet ekranit: Ooo Ibrahim...

Replikë e ashpër në distancë, Nasim Haradinaj i drejtohet ekranit: Ooo Ibrahim Kelmendi, burrninë si të Donika Gërvallës, po çoni dëshmi kundër luftëtarëve

Nasim Haradinaj është duke diskutuar në Pressing në T7 për Gjykatën Speciale.

Gjatë kohës sa po diskutonte, autori i Pressing Leonard Kerquki pranoi një reagim nga Ibrahim Kelmendi drejtuar Nasim Haradinajt me fjalët: “A po të vjen marrë se spo e përmendi postimin tim kundër jush…”…

“Postim të gjatë që pretendon se gazetarët janë komprometues ndaj Gjykatës Speciale…”, u shpreh Kërquki teksa lexoi reagimin e Kelmendit.

Kelmendit i reagoi ashpër Haradinaj:

“O Ibrahim Kelmendi po ta them haptas unë jam në luftë me këtë gjykatë edhe me gjithë që janë në Gjykatë. Ti çohu, shkruaj, bile të paktën e ke një burrni po kallxon haptas, jo e ka një burrni edhe Donika Gërvalla si ti, po kallxoni haptas që jeni ka çoni dëshmi kundër luftëtarëve…”, tha Haradinaj në Pressing.

“Mu më ke kundërshtar”, i tha Haradinaj – Kelmendit.

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments