Monday, March 17, 2025
HomeLajmeTë gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar...

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjendja e tetë personave të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, të cilët dje në mbrëmje u sollën në Spitalin “Pirogov” të Sofjes, është jashtëzakonisht e rëndë, tha sot në një konferencë për media, drejtori i institucionit shëndetësor, Valentin Dimitrov.

“Është shumë herët (për të thënë)”, tha ai, duke shtuar se aktualisht po kryhen teste të shumta për të vlerësuar veprimet e mëtejshme të ekipit mjekësor.

Ai njoftoi se gjatë natës ato kanë kanë pranuar 8 pacientë, 3 prej tyre janë fëmijë nën 18 vjeç dhe 5 pacientë me moshë mesatare 20-25 vjeç. Më i madhi është 31 vjeç. Tre janë të intubuar.

“Viktimat kanë lëndime në trup, gjymtyrë të sipërme dhe fytyrë, si dhe djegie të frymëmarrjes në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, gjë që e komplikon edhe më shumë gjendjen e tyre”, shtoi Dimitrov.

“Kjo është një tragjedi e madhe. Të gjithë kanë mbërritur në një goditje termike shumë të rëndë, në të cilën kanë kaluar 24 orë, kjo është shumë e vështirë për çdo organizëm”, tha kreu i “Pirogov”.

Gjithsej 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments