Wednesday, March 12, 2025
HomeLajmeKosovaSejdiu: S’mund të ketë ngërç politik, janë minimalisht katër mundësi për të...

Sejdiu: S’mund të ketë ngërç politik, janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeverinë

Analisti politik, Dardan Sejdiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Ai është shprehur se nuk mund të ketë ngërç politik.

Sejdiu më tej është shprehur se janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që sipas tij, ndërtojnë qeverinë.

“Nuk ka ngërç politik, s’mund të ketë ngërç politik në një situatë ku janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeverinë. Nëse i shikon votat e partive politike, janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që ndërtojnë qeverinë” është shprehur Sejdiu në Klan Kosova.

Për çfarë ngërç politik po flitet, po flitet për mungesë esenciale të kuptimit të demokracisë, e që është dialogu, diskutimi dhe kompromisi, u shpreh më Sejdiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments