Wednesday, March 12, 2025
HomeBotaTrump vazhdon presionin ndaj Kanadasë, për t’u bërë shteti i 51-të i...

Trump vazhdon presionin ndaj Kanadasë, për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkruar në rrjete sociale, duke e potencuar sërish dëshirën e tij që Kanadaja të bëhet shtetit i 51-të i SHBA-së.

Prej kur e mori mandatin e dytë si president, Trump e ka shpreh këtë dëshirën e tij personale që t’i bashkohet Kanadaja.

“Ne po subvencionojmë Kanadanë me më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. Pse??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i pesëdhjetë e parë”, shkroi ai në Truth Social.

Po që se kjo do të ndodhte, presidenti Trump thotë se do t’i largonte të gjitha tarifat e vendosura karshi Kanadasë, pastaj kanadezët do të bëheshin më të sigurt dhe do të uleshin taksat në vend.

“Kombin më të madh dhe më të fuqishëm edhe më të madh, më të mirë dhe më të fortë, duke fshirë vijën artificiale që ndan të dyja kombet”, shkruan Trump.

Ndërsa, këtë kërkesë, kanadezët e kanë refuzuar për t’iu bashkuar SHBA-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments